Cfare grua zonje! Zeri i saj do iu magjepse! Mamaja e Luiz Ejllit flet per here te pare (Video)


Luiz Ejlli deri më tani ka zgjedhur që në lojën e tij në “Big Brother VIP” ta mbajë sa më “larg” familjen dhe jetën personale, duke folur pak ose aspak për to gjatë diskutimeve brenda në shtëpi.

Po ashtu edhe deklaratat nga ana e familjes së tij kanë qenë të pakta, duke ndjekur të njejtën linjë me këngëtarin, megjithatë sot, për kënaqësinë e të gjithë fansave të Ejllit dhe publikut të reality show-t, mamaja e tij ka komentuar për herë të parë rrugëtimin e të birit në program.

E gjitha ka ndodhur në emisionin “Ditë pas Dite”, ku i ftuar përballë Fjodora Fjorës dhe Anaid Kalotit ka qenë Meridian Ramçaj, ish- konkurent i “Big Brother”, njëkohësisht mik i Luizit dhe mbështetës i rëndësishëm

i tij sidomos në rrjetet sociale. Ekskluzivisht për emisionin e RTSH, Meridiani ka telefonuar “live” mamanë e këngëtarit, duke bërë të mundur që ajo të fliste me Fjodorën dhe me pak fjalë, të përcillte mesazhin e saj për djalin dhe banorët e tjerë të “BBV”.

Zonja shprehu dëshirën e saj për të qenë e pranishme në emision, megjithatë konfirmoi se ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe kjo nuk ishte e mundur (çka është dhe arsye pse nuk ka pasur dalje apo deklarata në media).

Nga ana tjetër ajo tha se Luizin në “Big Brother” e sheh si gjithë konkurentët e tjerë, ndërsa u shpreh e lumtur për suksesin e tij. Ajo e quajti programin si “një luftê nervash” dhe shprehu dëshirën që të gjithë ta nisnin ta shihnin ashtu siç është, si një lojë. Sigurisht, nëna e artistit uroi më të mirat për të gjithë të pranishmit në studio dhe la të kuptohej që ishte pak supersticioze, pasi nuk donte t’i përmendej “fitorja” e mundshme e djalit, gjë që u konfirmua edhe nga Meridiani, i cili tha se zonja nuk preferonte të fliste fare pêr këtë mundësi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *