VIDEO/ Përformanca e saj u përfol shumë, Ronela Hajati: Kam qenë e sëmurë


Këngëtarja Ronela Hajati performoi në koncertin e mbrëmshëm në Tiranë, ku ylli kryesor ishte Rita Ora, e cila ofroi spektakël në organizimin e Bashkisë së Tiranës.

Ronela si gjithnjë ishte tejet ekspozive në skenë, duke marrë vëmendje të madhe nga të pranishmit. Këngëtarja e njohur është sëmurë në kohën më të papërshtatshme të mundshme.

Përgjatë përgatitjeve për koncertin dje, ajo ka treguar se është në gjendje të keqe shëndetësore. Ajo ka konsumuar një numër të madh ilacesh, duke thënë me humor se e ka pirë të gjithë farmacitë e Tiranës për t’u ndjerë më mirë.

E lodhur pas koncertit, Ronela ka publikuar një tjetër video në të cilën shprehet: “Mos ma vini re zërin dhe mënyrën si flas. Jam shumë e sëmurë dhe ndihem si e droguar pasi kam pirë gjithë ilaçet e farmacive të Tiranës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *