Turqi, si u shpëtuan nëna dhe dy vajzat e saj nga rrënojat, 33 orë pas tërmetit


Në lagjen Ürgen Paşa të qytetit Hatay në Turqi, u shpëtuan një nënë dhe dy vajzat e saj 33 orë pas tërmetit, nga rrënojat e një ndërtese të shembur, transmeton Anadolu.

Në Hatay ku vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve që prekën 10 provinca në Turqi, ekipet e xhandarmërisë shpëtuan nënën dhe dy vajzat nën rrënojat e një ndërtese.

Të plagosurit u transportuan në autoambulanca pasi u shpëtuan nga rrënojat.

Nëna dhe dy vajzat e saj janë shtruar në spital për mjekim.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve turke, të paktën 4,544 persona kanë humbur jetën dhe 22.168 të tjerë janë plagosur nga tërmetet në Turqi. Mbi 1 600 të tjerë kanë humbur jetën në Siri.

Raportohet për rreth 25 mijë njerëz, të plagosur dhe tetë mijë të shpëtuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *