Pak orë më parë JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një gazetareje, që nxorri me video, një pedofil në Tiranë, i cili ngacmonte vajza të mitura. Gazetarja e nxorri personin me fytyrë në mënyrë që të reagojë policia, pasi në të kundërt do të reagonin banorët vetë.
Por çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme me këtë person?
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ky person, ka ngacmuar vajzën e mitur të një familjeje. Për JOQ ka shkruar vetë nëna e vajzës.
Burrë e grua e kanë ndaluar personin, pasi kanë marrë vesh që ai ka ngacmuar vajzën e tyre 14 vjeç. Sipas qytetares, pedofili kishte ngacmuar edhe një grua. Ai sheh vajzat që bëjnë kursin e basketbollit përballë një shkolle shtetërore në atë zonë.
Sipas qytetares, ngjarja do kiste përfunduar më keq, por ajo falënderon Zotin që ua hoqi nga duart pedofilin, pasi edhe mund ta kishin vrarë.
Qytetarja shkruan:
Keto foto u bene ne mom kur une dhe burri im e ndaluam sepse na nga ngacoi vajzen ky pedifil. Kishte ngacmuar dhe nje grua. Si nuk e vrame ne rruge, keshtu behet e keqja. Tel shkolla Osman Mydrizi, 14 vjec.
Femijet bejne kurs basket atje, eshte orari qe eshte plot shkolla mbasdite, ora 18.30-20.00. Ishin ne prinderit qe dolem ta kerkonim pedofilin dhe ne nje kohe me ne ishin dhe prinder te tjere qe u perballen, ne nje kohe prej 30 min.
Kishte ngacmuar nje grua, ajo i ishte kthyer, ishin perleshur bashke. Ne kete mom e gjejme dhe ne. Mire qe na e hoqi Zoti nga duart se do kishim bere hatane .
https://www.facebook.com/watch/?v=1242589276307189