Luizi prôvôkôn produksionin, kërkon një eliminim kokë më kokë me Oltën


Në një bisedë me banorët, Luizi shpreh dëshirën për të qënë në një televotim me Oltën.Ai shprehet se nëse do ti jepej mundësia të hapte “Kutinë e Pandorës” kjo do të ishte zgjedhja e tij.

Dea i tha se dhe ajo tani mendon po njësoj si Luizi. Ajo pohoi se ndan të njëjtin mendim me të sepse kjo do ishte vërtet loja e duhur.Sipas Luizit mes dy banorëve të fortë, është gjithmonë i treti që eliminohet nga gara.

Sot, dita nisi me debat për Kiarën dhe Luizin, kjo pasi Luizi nuk i tha “Mirëmëngjes”.Ajo i shpjegoi situatën Armaldos,

duke i thënë se të gjithë banorët mund të kenë momentet e tyre të vështira brenda shtëpisë, por midis tyre nuk duhet të mungojë komunikimi asnjëherë.

Por kjo situatë mes tyre nuk zgjati për shumë gjatë. Luizi i tha Kiarës që ishte thjeshtë një moment që ai lëshoi veten, asgjë më shumë.

Kiara u shpreh se komunikimi është shumë i rëndësishëm për të dhe se ai duhet t’ia thojë kur është i mërzitur.Pas sqarimit, mes njëri tjetrit vijuan puthje dhe përqafime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *