Zoti ekziston! Nxirret e gjallë nëna dhe foshnja 10-ditëshe pas 90 orëve nën rrënοja


Ndërsa ditët kalojnë, shpresat për të mbijetuarit zbehen. Por megjithatë ka raste që mbushin me gëzim. Tipike është shembulli i një vajzë e porsalindur vetëm 10 ditëshe.

Vogëlushja u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay së bashku me nënën e saj. Si nëna ashtu edhe foshnja ishin nen rrenoja për plot 90 orë, por arritën të qëndronin gjallë derisa shpëtimtarët i gjetën.

Lajmi për shpëtimin e foshnjës dhe nënës së saj bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë prej tyre shprehën mirënjohjen për shpëtimtarët që nuk kanë reshtur përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë jetë.

“Yagiz Ulas është vetëm 10 diteshe. 90 orë pas tërmetit, ajo u çlirua nga rrënojat me nënën e saj”, ka shkruar Ekrem Imamoglu në Twitter, në një nga dhjetëra komentet për ngjarjen.Një tjetër mrekulli në Turqi. Një adoleshent u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin turk të Gaziantep, epiqendra e tërmetit, herët në mëngjes – 94 orë pas tërmetit të parë.

Ekipet e shpëtimit qanë, duartrokitën dhe brohoritën emrin e tij ndërsa nxorrën Adnan Muhammed Korkut, 17 vjeç, nga bodrumi ku ai kishte mbetur i bllokuar.Shpëtimi vjen pasi shanset për të gjetur më shumë të mbijetuar po zvogëlohen shpejt, me shkallën mesatare të mbijetesës që bie në 6% deri në ditën e pestë në këto lloj fatkeqësish, sipas ekspertëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *