Dea për 5 vite të Universitetit paska flejtur vetëm nga 3 orë gjumë në ditë


Sot ka qenë radha e Deas për të treguar historinë e jetës së saj, ku zbuloi se vuante nga ankthi dhe i është dashur shumë punë dhe mbështetje nga familja për ta kaluar këtë situatë.

Ok, këtu meriton duartrokitje që pati guximin ta thotë publikisht dhe mund të shërbejë si shembull për të rinjtë që vuajne sot ende nga ankthi, që gjithmonë ka zgjidhje.

“Kam qenë e drojtur dhe e vetmuar, me zor arrija të zija shoqëri pasi ndihesha sikur nuk më kuptonte askush,” tha Dea Mishel.

“Punoja shumë dhe flija 3 orë gjumë, më binte të fikët, pagjumësi, mendime që nuk i kontrolloja dot…pas kontrolleve doli që fizikisht nuk kisha asgjë dhe mami më tha të bëja një takim me psìkologun.”

Ndër të tjera Dea tha se kur kishte qenë në shkollë për 5 vite kishte flejtur vetëm nga 3 orë në ditë sepse 8 me 4 ishte në shkollë, pastaj punonte dhe nuk i dilte koha për të flejtur pasi dhe do studionte në darkë.

Kjo është ekzagjerim Dea sepse kemi qenë edhe vetë studentë, është një periudhë e vështirë me shumë lodhje dhe sakrifica por em 3 orë gjumë në ditë për 5 vite rresht nuk mbijeton dot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *