Shpresa nën rrënoja, shpëtohet familja prej 5 anëtarësh në Turqi pas 129 orësh


Pesë anëtarë të së njëjtës familje në Turqi u nxorrën të gjallë nga rrënojat e shtëpisë së tyre në Turqi, 129 orë pas tërmetit shkatërrues.

Sipas SkyNeës, babai theksoi se fëmijët e tij ishin të parët që u çliruan nga rrënojat, përpara se ekipet e shpëtimit ta nxirrnin edhe atë.Shpëtimi solli shpresë mes “ferrit” të të hënës së kaluar tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 , i cili goditi rajonin kufitar Turqi-Siri.Më shumë se 25,000 njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti që bëri gërmadha mijëra ndërtesa.

Në fakt, autoritetet e OKB-së parashikojnë se numri i të vdekurve ka të ngjarë të dyfishohet. Në të njëjtën kohë, të paktën 80,000 njerëz të tjerë janë lënduar, ndërsa miliona kanë mbetur të pastrehë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *