“Kur të dalësh ka bërë një grup”/ Luizi për Bledin: Nuk dua ta lë!


Izolimi e ka “frikësuar” Luizin. Ai dëshiron të dalë nga burgu, sepse sipas tij, në këtë mënyrë humbet lojën.

Armaldo tha se ai po e tepron pak me këto mendime që ka, sepse vetëm dy ditë do jenë të izoluar.

Sipas tij, e vetmja lojë që mund të humbasë Luizi, është ajo e Bledit, i cili do ketë krijuar një grup të tijin, gjatë kohës kur banorët janë në burg.

Luizi tha se ai nuk do ta lejojë një gjë të tillë. Ky i fundit madje tha se u lodh duke shpërbërë grupe, siç bëri me atë të Oltën, që i përzuri të gjithë në shtëpi.Olta i tha Luizit që mos të sillet sikur ka “superfuqi”, pasi edhe ajo ia ka nxjerrë disa lojtarë nga loja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *