Policia Britanike ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar shqiptar,i cili akzohet për tafik.imin të emigrantëve në drejtim të ishullit.
Sipas mediave britanike policia ju ka kërkuar informacion qytetarëve që mund të kenë dijeni për vendndodhjen e të riut shqiptar Terenc Malja.
Malja, i cili ka lidhje me njerëz në Isle of Wight, Londrën Veriore, Birmingham, Coventry dhe zonën e Edinburgut të Skocisë, është akuzuar për komplot për të lehtësuar kryerjen e një shkeljeje ligjore emigracioni në lidhje me një hetim të SEROCU.
Mbi Maljan rëndon tashmë një urdhër arr.e sti, ndërsa në njoftim specifikohen tiparet e tij, në mënyrë që kushdo prej publikut që e konstaton në rrugë të njoftojë autoritetet.
“Malja është i bardhë, 1.47 cm i gjatë, ka flokë të zinj të shkurtër dhe sytë blu. Ai flet anglisht me theks shqiptar dhe ndonjëherë përdor emra të tjerë.
Ai u pa për herë të fundit në Portsmouth në janar 2021 dhe oficerët kanë punuar prej asaj kohe për ta gjetur atë”, thuhet në njoftimin e SEROCU.