A po e pret dikush jashtë? Banori rrëfehet për jetën personale dhe zbulon të vërtetën (VIDEO)


Beati, njëri prej banorëve më të rinj, foli pak për jetën e tij personale me Armaldon.

Ky i fundit e pyeti Beatin nëse ai është i fejuar, apo nëse është në një lidhje për momentin. Beati u shpreh se ai momentalisht është në një marrëdhënie me një vajzë që e ka njohur së fundmi, ndërsa foli edhe për profesionin e tij si fotograf.

Ai u shpreh se përveç profesionit si fotograf, është edhe drejtor artistik në një kompani, duke shtuar se merret me pjesën artistike, anën e dizajnit dhe me pjesën e reklamave.

Beati gjithashtu shtoi se ai ka një studio në Tiranë dhe se punon për një kompozitore italiane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *