Amos Zaharia ѕurprizon me deklaratën për Luizin, ja çfarë thotë рër lidhjen e tij me Kiarën


Edhe pse nuk ka konsiderata për të dhe lojën e tij, Amos Zaharia thotë se Luizi do jetë fituesi i “Big Brother VIP”.

“Besoj se sovrani ka folur, nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë pëlqyeshmëri të madhe që ka nga publiku Luizi, besoj ai fiton.”- tha Amosi sot në një intervistë duke surprizuar jo pak sepse në shtëpi nuk kishte këtë mendim.

Kurse për mikeshën e tij u shpreh se “Olta i ka ndjenjat mikse jashtë”

I pyetur rreth marrëdhënies Luiz-Kiara, për të cilën ai ka qenë skeptik që në fillim, Amosi u shpreh se Luizi është i përfshirë në atë raport por bën edhe lojë.

“Mendoj që lideri (Luizi) është i përfshirë shumë, por është me një gurë dy zogj, sepse edhe i pëlqen të jetë me Kiarën dhe njëkohësisht të nxjerrë një anë sentimentale të tij. Për Kiarën, nuk jam i sigurt.”

Mes të tjerash, ai tha se ka kërkuar disa herë të dalë nga BBV por nuk është lejuar nga produksioni.

“Kam shkuar në dhomën e rrëfimit disa herë dhe kam thënë “dua të dal, nuk rri dot më”. Por, aty ke një produksion që të sheh si një investim dhe përpiqet të të mbajë sa më gjatë”- tha Amosi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *