Menjëherë pas daljes nga BBV, Efi merr lajmin e bukur! Ja e mira që po i ndodh..


Mbrëmjen e djeshme Efi u largua nga “Big Brother VIP” pasi Dea Mishel e çoi në nominim me Luizin dhe Kiarën. Mirëpo ndonëse konkurrentja nuk shkoi dot deri në finale, ajo ia ka dalë të fitojë zemrat e publikut.

Efi është kthyer në një personazh shumë të pëlqyer në rrjet dhe komentet për të janë nga më pozitivet. Jo vetëm kaq, ajo doli nga shtëpia e famshme me 162 mijë ndjekës në Instagram, por gjejeni çfarë?Ndjekësit e saj janë rritur ndjeshëm dhe kanë shkuar në 319 mijë (madje vazhdojnë ende të rriten).Ishtë Dea që vendosi se do të çonte në nominim Efin, Kiarën dhe Luizin, teksa shtëpinë e ka lënë Efi. Ky largim ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Luizit.

Por ajo që sot është bërë virale në rrjet është takimi i Efit dhe Luizit dhe fjalët që ky i fundit i tha në vesh. Teksa po e përqafonte për tu larguar

Luizi i ka thënë Efit se do t’ja merrte hakun për këtë që i bënë.“Do ta marr hakun”- dëgjohet t’i thotë Luizi Efit ndërkohë që kjo e fundit del nga shtëpia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *