Karrike e veshur me diamant si dhe me dedikimin ‘Mbreti’ / Njihuni me shqiptarin milioner në TikTok, Shpenzoi 1 milion USD për fiksimin që ka


Shqiptari Shenki Maslani, i njohur më mirë si “Shenki Versace”, fitoi famë në rajon si një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili është aq i fiksuar pas “Versace”, sa që shpenzoi 1 milion euro të tërë në mënyrë që gjithçka në shtëpinë e tij të kishte brandin nga kjo markë e famshme italiane.

Tani ai është shumë aktiv në TikTok dhe është sërish në sy të publikut. Ky djalë konsiderohet si një nga shqiptarët më të pasur në Ballkan dhe ka një kafene, e cila gjithashtu është e gjitha në stilin “Versace”.

Ai tregoi se si u dashurua me markën Versace, ku blen rrobat, por edhe mobiljet dhe çfarë zotëron. Po ashtu, tregoi edhe për një karrige të projektuar posaçërisht për të, të veshur me ar, ku shkruhej fjalët “Mbreti”. “Nuk jam i kufizuar nga koha, ndaj nuk planifikoj as udhëtime.

Nëse ulemi këtu bashkë dhe themi – le të shkojmë në Greqi për fundjavë, thjesht ngrihem dhe shkoj. Kështu e kaloj kohën. Më pëlqen të udhëtoj, të shkoj në vende të bukura.

Unë jam në Greqi pothuajse çdo fundjavë.” Meqë ra fjala, edhe pse Shenki është një adhurues i madh i jetës së natës dhe për këtë arsye i pëlqen të vizitojë klubet e natës, ai na tregoi se nuk pi fare. “Nuk më pëlqen al.kooli.

Nuk ka nevojë për këtë. Kur dal jashtë, porosis gjithmonë një pije energjike dhe gjithashtu më pëlqen të shkoj nargjile. Unë nuk pi fare al.kool. Unë i dua femrat serbe. Gratë serbe janë të bukura. Janë femrat më të bukura. Kam udhëtuar nëpër botë, por nuk kam parë ndonjëherë bukuroshe të tilla.”
Epo Versacet dhe femrat serbe i paska pasion…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *