Dafina Zeqiri i ka dy fjalë për Luiz Ejllin: Nëse do të jesh fitues, atëherë…


“Big Brother VIP Albania” nuk ka përfshirë vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe personazhet publike.Figura të ndryshme kanë folur rreth dinamikave dhe banorëve, përfshirë edhe ish-kryeministrin Berisha i cili foli me superlativa për Luizin.

Mes tyre, ka qenë edhe Dafina Zeqiri ajo e cila ka zbuluar dy të preferuarit e saj nga ky reality-show pak javë më parë. Artistja nuk përfshihet shumë në tema të tilla dhe madje është tërhequr edhe nga intervistat e shpeshta.

Por ajo ka treguar se mbështeste Luizin dhe Efin. Teksa Efi ka dalë artistja vijon mbështet Luizin. Së fundmi, ajo ka ndarë një foto të tijën në Instagram duke shkruar: “Nëse do të jesh fitues, atëherë ji i patrembur si një luan”.

Nëse mendoni se surpriza e djeshme, në ditën e të dashurarëve nga Luizi për Kiarën shkriu zemrat e të gjithëve, po gaboni. Në fakt është dikush që nuk e ka shijuar edhe aq këtë surprizë.

Po flasim për ish të dashurin e Kiara Titos, Butrint Imerin. Ky i fundit është bërë dashur padashur, pjesë e Big Brother VIP për shkak të lidhjes së tij vite më parë me Kiarën e cila tahmë po shijon romancën me Luiz Ejllin.Luizi i dedikoi Kiarës një këngë për “Shën Valenin” e cila arriti 1.7 milion shikime në më pak se 24 orë. Por reagimi i Butrintit tregoi shumë. “Gëzuar Shën Valentinin”, shkroi ai duke e shoqëruar me gishtin e mesit teksa tregoi se ishte vetëm në Milano.

Kënga e Luiz Ejllit kushtuar Kiarës për Shën Valentin duket se ka thyer çdo rekord. Vetëm brenda pak orëve, në kanalin e Youtube të Top Channel, kënga numëron plot 1.6 milionë klikime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *