Efi tregon si e kaloi Shën Valentinin… dhe nuk mund të ishte më bukur se kaq (foto)


Efi Dhedhes mungoi në Prime-in e mbrëmshëm të “Big Brother Vip” për një arsye shumë të bukur: Shën Valentini.Pas daljes nga reality-show, ish-banorja po shijon romancën e saj me partnerin, të cilin nuk ka preferuar ta prezantojë me publikun.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga një ambient mjaft romantik me qirinj e trëndafila. “Valentin në shtëpi”-ka shkruar Efi krahas një fotoje të ndarë.

Më herët Efi ka folur për të dashurin e saj, të cilit ndonëse nuk ia ka zbuluar emrin, i ka zbuluar disa cilësi. Në një bisedë me Nitën dhe Luizin Efi është shprehur se qetësia e tij e ka bërë për vete që në fillim.

“Me natyrën time mendoja se më duhej ndonjë njeri i ashpër. Por nuk ka lidhje fare një qetësi absolute, sa të bën të ndihesh keq.

Thjesht respekt dhe më nxjerr më të mirën time. Thjesht ideja që nuk ma merr për dobësi atë që unë ndjej. Është një çun shumë i mirë, i sjellshëm, i edukuar ,”-ka shtuar Efi.

Ish-konkurrentja e Përputhen është shprehur se partneri i saj e ka mbështetur në vendimin për të marrë pjesë në “BBV”. Madje ajo duke bërë shaka tha se në këtë mënyrë ai mund ta shikojë gjatë gjithë kohës, duke e njohur edhe më shumë pasi janë në hapat e parë të lidhjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *