Ka rrjedhur dhe kulluar! Arbër Hajdari ka një këshillë për çiftin Luiz-Kiara: Do ta shikoni si do


I ftuar në festën e organizuar në kuadër të 25 viteve të krijimit të “Top Albania Radio”, Arbër Hajdari nuk i ka shpëtuar mikrofonit para hyrjes.

Si opinionist i “Big Brother Vip”, atij sigurisht iu drejtua një pyetje në lidhje me këtë format. “Çfarë këshille do t’i jepje ciftit Kiara-Luiz?”-u pyet Arbri i cili nuk hezitoi të përgjigjj.

“Do t’i këshilloja t’i merrnin gjëra hap pas hapi ,”-u shpreh Hajdari këshillë e cila na solli ndër mend “deklaratat” e mëparshme të Kiara Titos e cila kur pyetej në lidhje me marrëdhënien me Luizin shprehej se dëshironte t’i linte gjërat të rrjedhin vetë.

Dhe ashtu ndodhi, gjërat rrodhën derisa mbrëmjen e djeshme moderatorja ditën e të dashuruarve u shpreh se e shikon Luizin si babain e fëmijëve të saj.

Madje pas surprizës, këngës së bërë posaçërisht për të të titulluar “Me ty” të cilën ia këndoi Luizi, ajo i tha për herë të patë “Të Dua” artistit nga Shkodra.

Kjo kënga duket se ngjalli kuriozitet dhe u pëlqye nga audienca siç çdo gjë tjetër që bën Luizi, pasi në vetëm 24 orë grumbulloi 2 milion klikime. Shifra marramendëse këto për një artist si Luizi i cili ishte pasiv në karrierën e tij muzikore


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *