Fansat brohorasin në ‘BBV’ për Luizin, ky është reagimi i Oltës


Luiz Ejlli u ka treguar banorëve se disa fëmijë vijnë çdo ditë pranë shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ dhe brohorasin. ‘O Luiz o kampion’ u dëgjua të thonin të vegjëlit teksa në oborr ishte Luizi, Kiara, Maestro dhe Olta.

Kjo e fundit, duke qënë se u ndje e lënë mënjanë nga ‘dashuria’ e fansave, reagoi. Por jo ashtu siç e prisnim. Aktorja tha se personat jashët po bërtisnin ‘O Luiz o legen’. Kjo u prit me të qeshura nga Luizi i cili i sqaroi se nuk është hera e parë që këta persona brohorasin për të.

BISEDA e plotë mes tyre: Luiz: Ca është? Personi nga ana tjetër e shtëpisë: O Luiz Kiara: O Luiz thot Olta: O Luiz o legen… Luizi: O legen, deka, seriozisht e ke? Të kam thënë, ke probleme me sy e me veshë.

Është i njëjti zë që vjen çdo mëngjes.Maestro: Një problem do kesh me këtë, i ngel qefi shumë shpejt.Luizi: O Luiz o kampion, kjo o Luiz o legen. Ai vjen ditë për ditë. Maestro: Mos tha fjalë tjetër? Luizi: O Luiz o legen thotë kjo, është e drejta e saj. Olta: Ashtu e dëgjova ore. Po ç’të duhet ta dëgjosh, dhe ajo të duhet. Shiko videon:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *