Luizi bën një deklaratë të fortë POLITIKE brenda “Big Brother”: Njerëzit s’kanë bukë, kush i blen kullat 7 mijë euro m2? Këtu s’funksionon asgjë…


Një prej personazheve më të pëlqyer në “Big Brother Albania”, Luiz Ejlli, i ka shprehur edhe më parë pikëpamjet e tij politike. Si shumë shkodranë, ai është me zemër pranë Partisë Demokratike.

Megjithatë, së fundmi Luizi ka shprehur mendimin e tij për zvillimet në Shqipëri, duke bërë edhe një deklaratë të fortë politike brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Duke shprehur pesimizmin për të ardhmen e vendit, Luizi ka thënë se “këtu nuk fuknsionon asgjë”. Këngëtari tha se është e frikshme se si “lulëzojnë kullat në Tiranë”, me çmime të frikshme, që ia kalojnë edhe disa prej zonave më luksoze të Parisit.

“Se si do të bëhet një Zot e di. Por në gjendje më të keqe siç jemi s’ka qenë ndonjëherë ky vend, dhe kjo është fakt. Sepse ke njerëz që s’kanë bukë me hëngër, s’mundet me mbush shportën dhe vazhdojnë kullat përditë lulëzojnë në Tiranë, 7-10 mijë euro metri katror. Kush i ble, kush i ndërton njëherë, nga dalin këto kompani fantazmë. Të bëhet rruga ty me 2 milionë euro metri katror, si? Kam jetu në Paris, i di sa janë çmimet e apartamenteve në Saint Elise dhe e di sa janë çmimet dhe te Liqeni. Si? Është e frikshme, kush i blen, kush i kontrollon. Këtu s’funksionon asgjë”, tha Luizi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *