”Luizi i tha mos fol kur flas unë ”/ Kiara ia thotë troç: Do mërzitesh kur të dalim jashtë


Luizi dhe Kiara pas zyrtarizmit të lidhjes së tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP, kanë nisur të bëjnë planet për jetën e tyre jashtë shtëpisë.

“Më duket show, vjen e qan këtu”/ Luizi largohet i mërzitur nga Kiara: Seriozisht e ke? – Lifestyle

Megjithatë duket se ajo që i pret jashtë nuk është shumë e mirë, të paktën sipas Kiarës. Teksa kanë qenë duke folur të dy, moderatorja i ka thënë Luizit se ai do mërzitet kur të dalë jashtë.

yetur për arsyen se përse do mërzitet, megjithatë, ajo i ka thënë se nuk flet dot më shumë, ndërsa i tha se nuk do mërzitet për diçka që do bëjë Kiara por për diçka tjetër, të cilën ajo nuk e ka në dorë.

Loja në “Big Brother Vip” është nxehur. Secili nga banorët përdor strategjinë e tij duke u munduar të qëndrojë në qendër të vëmendjes.

Luizi i cili gjithmonë është shprehur se Kiara është më e rëndësishme se loja tek ai, së fundmi është acaruar me moderatoren.Ai i ka kërkuar Kiarës që të mos e ndërpresë ndërkohë që ai bisedon apo përfshihet në çështje të ndryshme brenda shtëpisë.

“Mos ndërhyj më kur jam duke folur. Qoftë për idetë që kam, qoftë sa zgjat. Më lër të flas. Kaq,”-është shprehur Luizi. Nga ana tjetër Kiarës duket se nuk i ka pëlqyer ky reagim i Luizit duke i kthyer vetëm: “Okay, mirupafshim.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *