261 orë nën rrënoja në Turqi, 33-vjeçari bën veprimin e papritur pasi nxirret i gjallë


Një i ri u shpëtua nga rrënojat e tërmetit në Turqi pas 261 orësh nën rrënoja.

“Si është nëna ime dhe të gjithë?” pyeti një 33-vjeçar në barelë me qetësi shokun e tij në celular.

Duke qarë me mosbesim, ai u përgjigj: “Të gjithë janë mirë… të gjithë po presin… Unë po vij tek ti.”

33 vjeçari Mustafa Avci u nxor nga rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën jugore Hatay të Turqisë 261 orë pas një tërmeti të fuqishëm 7.8 ballë që goditi rajonin më 6 shkurt.

Të premten, ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca publikoi një video që tregonte bisedën telefonike mes Avci dhe mikut të tij, 11 ditë pas goditjes së tërmetit.

Në zonat e prekura ne Turqi vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar ku personat e fundit janë nxjerrë pas mesnatës së djeshme.

Në total numri i personave të vdekur nga tërmetet në Turqi dhe ne Siri, ditën e sotme ka arritur ne 43 e mijë e 800.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *