U gjet i gjãllè pas 13 ditësh nën rrënoja! Kërkesa e të mbijtuarit kur pa dritë me sy: Më jepni pak… (video)


Një sirian i identifikuar me emrin Semir Muhammed Accar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat pas 296 orësh, ndërsa në mediat turke janë shpërndarë pamjet e para të kontaktit të tij me ekipet e kërkim-shpëtimit.

Siç raportojnë mediat e huaja, pasi qytetari pa dritë pas 13 ditësh nën rrënoja, gjëja e parë që ka kërkuar nga grupet e kërkim-shpëtimit ka qenë të pijë ujë.

Atij iu dha menjëherë një shishe me ujë për të shuar etjen. Sipas ekipeve të kërkim – shpëtimit, ata dëgjuan papritur disa tinguj në ekzaminimin që bënë me një kamerë termike dhe pajisje të ndjeshme dëgjimi.

Aty zbuluan se kishte disa persona të gjallë, mes tyre një grua dhe një fëmijë, të cilët u nxorën së bashku me Semirin dhe u dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. SHIKO VIDEON KËTU

296 orë pas tërmetit në Turqi shpëtohen nga rrënojat 3 persona, njëri prej tyre fëmijë.Tre persona, njëri prej të cilëve është një fëmijë, u shpëtuan nga rrënojat e banesës Kanatlı në Antakya në orën 296 të tërmetit.

Puna e kërkim-shpëtimit, 13 ditë pas tërmetit u krye nga ekipet në rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në rrugën General Şükrü Kanatlı Mahallesi Türkmenbaşı.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *