Olta ndahet nga burri? Ai i dërgoi mesazhin e koduar ditën e Shën Valentinit: Mos…


Që prej mbrëmjes se 24 dhjetorit, Olta Gixhari e nisi “Big Brother”-in si një nga konkurrentet pretendente për ta fituar këtë lojë. Dinamikat e kanë përfshirë tashmë aktoren, e cila ndonëse është shumë aktive në shtëpi, pak zgjedh të ndajë për jetën e saj private. Teksa brenda flet për një histori të bukur dashurie, jashtë duket se rreth burrit të Oltës kanë nisur një sërë thashethemesh.

Imazhi i tij, deri më sot enigmatik, tashmë është zbuluar, duke qenë se mediat kanë zbuluar detaje nga Dori, partneri i Olta Gixharit. Dori Lushi quhet djali me orgjininë nga Vlora, por me vendbanim në Tiranë.

I njohur si një biznesmen në Tiranë, por edhe në Spanjë, dyshja janë njohur nga miqtë e përbashkët dhe që prej asaj kohe nuk janë ndarë më. Në rrjet këtë javë ka qarkulluar lajmi se loja e Oltës në “Big Brother” ka tronditur këtë marrëdhënie.

Menjëherë ka reaguar edhe Gerta, e motra e aktores, duke hedhur poshtë këto aludime. E ftuar në “Breaking” Gerta ka shpjeguar më shumë sesi po shihet kjo lojë nga familja, por specifikisht nga Dori. E pyetur nga gazetarja nëse bashkëshorti i Oltës ka hequr dorë nga loja e saj dhe nuk është duke e mbështetur më, Gerta ka treguar se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe është thjesht një “trillim” rrjetesh sociale, portalesh dhe fansash. Ndër të tjera, Gerta ka komentuar edhe gjithë histerinë e rrjetit e reagimet e tyre lidhur me Oltën dhe lojën e saj brenda shtëpisë.

“Unë nuk e kam parë fare këtë lajm. Deri dje ata thoshin që ai paguan para. Njerëzit shpikin lloj-lloj gjërash. Komentuesit janë të pritur të denigrojnë figurën. Ata futen deri tek anëtarët e familjes dhe për mua kjo gjë nuk është e drejtë. A thua se po futemi ne në familjet e tyre dhe po u marrim bukën e gojës, megjithatë shqiptarët këta janë dhe do përballemi me komente të tilla”, tha Gerta Gixhari.

Por, përtej thashethemeve, ditën e Shën Valentinit, Olta është surprizuar nga partneri me një tufë me lule.“Edhe pse nuk di të shkruaj shumë fjalë dashurie, dua të të them se je shumë e rëndësishme për mua. Gëzuar Shën Valentinin”, shkruhej në pusullë. Megjithatë, pusulla kishte edhe një këshillë për aktoren.

“Mos bë shumë kinollëqe”, ishte shprehja që Dori i kishte dedikuar, duke i lënë të kuptohej se mund të kishte hapësira për të përmirësuar në lojën e saj. Megjithatë, aktorja u fokusua te surpriza, duke mos i ndalur deklaratat për të.

“Dori të dua shumë. Je jeta ime. Vdes për ty”, tha aktorja. Olta Gixhari tha se ka një besim të “verbër” te partneri i saj, madje iu sugjeroi vajzave në shtëpi që të luftonin për një marrëdhënie si e saj. /Panorama Plus

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *