“Kiara duhet ti thotë “goodbye” Luizit”! Lori Hoxha zbulon si do shkojë eleminimi të martën


Sigurisht që ethet e eleminimit në BB VIP kanë futur mjaft tension, shkak ka qenë fakti se nominimin e ka vendosur Olta duke nxjerrë Luizin, Kiarën dhe Bled Manen. Ndonse deri diku Kiara është e trembur se do largohet nga shtëpi.

Por një postim në Insta Story na ka bërë që të na shtohen më shumë dyshimet se e nominuara e radhës do jetë Kiara. Lori ka publikuar këngën e Andrea Bocelli:

Time to say goodbye, e fill pas saj ka publikuar foton e Kiarës dhe Luizit. Mos ndoshta është një shenjë që Kiara duhet ti thotë “goodbye” Luizit.

Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme.

Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike. Miqësia është tema e radhës e trajtuar në programin maratonë Big Brother Vip Radio. Keisi me Kiarën ndanë idenë që miqësitë në BBV ekzistojnë. Madje moderatorja përmendi banorën e larguar Efin si shembullin konkret.“Po e mendoja dje. Meqë jam në nominim, nëse dal të martën, gjëja e parë që do bëj jashtë është të pi një kafe me Efin”. Ndërkaq, Kristi komentoi grupimet e krijuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP, si një anë të miqësive të krijuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *