Efi do i zë vendin në Përputhen? Flet Bora


Është përfolur se Efin mund ta shohim në drejtimin e “Përputhen”, format të cilin aktualisht po e prezanton sërish Bora Zemani. Përgjigjen për këtë e ka dhënë vetë moderatorja.

E pyetur për këtë lajm gjatë festës së Top Albania Radio, ku ishin te pranishem shume nga fytyra publike te cilet punoj ne Top Channel dhe miqt e tyre, prezantuseja e Perputhen, Bora Zemani tha se kjo ndoshta mund të ndodhë sezonin tjetër.

“Nuk e di, ndoshta sezonin tjetër, unë do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta Përputhen, ndoshta diçka tjetër në Top Channel se është një nga vajzat e mia të preferuara”, tha Bora.

Ndryshe Efi u eliminua nga shtepia e Big Brother Vip Albania, pasi publiku kishte vendosur qe te mos vazhdojnë me qëndrimin e saj ne BBVA. Efi u eleminua nga Dea Mishel, e cila dergoj ne nominim grupine Luizit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *