Bledit i shpëton goja: Unë eliminohem nesër, por ka një surprizë. Nuk shprehem dot…


Olta Gixhari kur vendosi në nominim ditën e shtunë, Luizin, Bledin dhe Kiarën, kishte si synim të nxirrte nga loja këtë të fundit për të dobësuar Luizin.

Por Bledi Mane ka nënkuptuar se di diçka më shumë se të tjerët. Teksa po fliste me Kristin dhe Oltën la të kuptohet se do të largohet ai por do ketë një surprizë në fund.

Aktorja i tha se nëse është surprizë, do të thotë se ka biletë kthimi. Por Bledi i tha që jo, ka surpriza të tjera.BISEDA:

Bledi: Unë do iki me përshtypjet e të përjetuarit… Olta: Pse mendon se do ikësh nesër? Bledi: Ka një surprizë nuk shprehem.

Olta: Do kesh biletë kthimi thua? Bledi: Jo, jo. Olta: Ajo është surpriza e vetme.Bledi: Jo, jo do ketë edhe të tjera.SHIH VIDEON

Se cilat janë këto surpriza që di Bledi na mbetet për t’i parë. Por nga ana tjetër, duhet marrë parasysh fakti se banorët janë në lojë, e ajo ç’ka tha Bledi mund të jetë dhe manipulim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *