E kuptuat mesazhin e fshehte? Kiara perlotet nga i ati, por shikimi me Luizin ishte mahnites


Kiara sonte kishte natën e saj, teksa së pari i shpëtoi nominimit pasi Bledi u largua vullnetarisht.

Gjatë “prime-t” ajo ka treguar rrëfimin e saj të jetës, shkruan lajmi.net.

Në fund të rrëfimit ajo shprehu dëshirën për të parë një shenjë nga prindërit e saj lidhur me rrugëtimin e saj brenda “BBVA”, nëse ky rrugëtim i saj është i bukur dhe nuk po bën diçka gabim.

Pas rrëfimit ajo mori edhe befasinë e saj.

Ajo u befasua nga babai i saj. Ai i tha fjalët më të mira asaj, teksa e motivoi se po bën gjëra të bukura aty.

Madje ai u shpreh se tashmë po ndjek dy persona referuar edhe Luizin, ku e quajti edhe çapaçul.

E ndër të tjera edhe e ka takuar atë.

Ata kanë diskutuar shumë gjëra për pak minuta.

Luizi e pyeti babain e Kiarës se çfarë mendonte për dasmën.

Ai u shpreh se i erdhi inat se nuk ishte i pranishëm.

Por Luizi i premtoi se dasma tjetër do bëhet më e madhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *