Kërkoi burrë tek Aldo, Kozeta 67 vjecare e gjen i hidhet në qafë Petros


Rubrika e “Aldo Morning Show” në Tv Klan që ndihmon personat e vetmuar të kërkojnë dikë për të kaluar ditët e tyre ka arritur suksesin e saj të parë.

Kozeta, 67-vjeçarja e cila jeton në Itali, është takuar për herë të parë me Petron, 73 vjeç dhe kanë shkëmbyer disa biseda me njëri-tjetrin.

Ata kanë treguar historitë e tyre, arsyen pse janë në kërkim të dikujt dhe çfarë kërkojnë nga një bashkëjetesë.

Petro: Kozetë e dashur, më lejo të të them e dashur…

Kozeta: Patjetër, faleminderit.

Petro: Qëkur më ka vdekur gruaja në 2003 unë nuk i jam afruar asnjë femre.

Kozeta: Unë 22 vjet.

Petro: Tentova të martohesha, më tha vajza “po nuk ke turp? Do martohesh ti?” Ato mendonin se do më shërbejë.

Kozeta: Respekt dhe edukatën ekziston te fëmija, dashuria më e bukur që është burrë e grua. Nuk duhet të ndryshoni akoma këtë mendje…

Petro: Është e kaluara që…

Kozeta: Po bëni gabim, hiqeni mendjen.

Petro: Po si ta heqin mendjen?

Kozeta: Ti s’ke moshë.

Petro: 73 vjeç do heqim mendjen.

Kozeta: Edhe 173!

Petro: Sa vajte ti?

Kozeta: Ah 73, unë 67 jam. Nuk dukem e di, por po ta them.

Petro: Kështu je e mirë.

Kozeta: Po faleminderit, e di.

Petro: Je femër.

Kozeta: E di, e di. Jam femër për të qenë, jam edhe femër nga brenda.

Petro: Je femër për t’u parë.

Petro: Në qoftë se ne bashkëjetojmë bashkë, automatikisht mua do më shtohet jeta se kam një njeri në shtëpi.

Kozeta: Patjetër, atë po të them edhe unë ty.

Petro: Do më tregosh një përrallë ti mua të më zërë gjumi./


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *