Edhe Dafina Zeqiri me Luizin, “ironizon” Oltën


Fenomeni i “Big Brother Albania Vip 2”, këngëtari Luiz Ejlli ka mbështetje të madhe përveç një populli, edhe të kolegëve. Një prej tyre është edhe këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri. Ajo duket se mezi pret show-n për të ndjekur dinamikat më të fundit mes banorëve.

Suportin për Luizin ajo e tregon edhe në rrjetet sociale, ku përveç se në story tani edhe komenton në foton e postuar në Instagramin e tij. “Më i miri. Pikë”,-shkruan ajo poshtë fotos së Luizit. E sigurisht, komentet negative nuk kanë munguar.

“Ke vënë pikçuditese”,-ishte komenti ndaj Dafinës e kjo e fundit nuk ia përtoi. Duke i bërë tag këtij personi, Dafina i kthen: Ok Olta. Edhe më herët ajo e ka postuar Luizin duke treguar suportin për të. “Nëse dëshiron të jesh fitues, bëhu i patrembur si një luan”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *