Mbretëresha Elizabeth iku nga kjo botë, çfarë do të ndodhë tani me qentë e saj të famshëm


Mbretëresha Elizabeth II u nda sot nga jeta në moshën 96-vjeçare. Ajo njihet nga të gjithë për urtësinë dhe dashurinë e saj ndaj njerëzve por dhe kafshëve.

Mbretëresha 96-vjeçare kishte dy qenusha të rracës Corgis, një qen dorgi dhe dy Cocker Spaniels. Ajo kishte një dashuri të madhe për kafshët.

Një ekspert i familjes mbretërore ka deklaruar për mediat se qentë Corgis ishin dashuria e parë dhe më e madhe e Mbretëreshës. “Ajo i donte kafshët dhe i adhuronte qentë. Ajo gjithmonë e ka bërë këtë, ata ishin dashuria e saj e parë dhe do të jenë të fundit.

Edhe pse nuk ka pasur një plan zyrtar të publikuar se kush do të kujdeset për qentë e saj, eksperti ka deklaruar se për qentë do të kujdesen fëmijët e saj. Unë mendoj se qentë do të merren nën kujdes nga familja, ndoshta Andrew pasi është ai që i dha asaj”, tha eksperti i familjes mbretërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *