Rozana Radi dhe Kastro Zizo duket se pas 5 vitesh mëri mes tyre, kanë vendosur që ti lënë pas hatërmbetjet. Në atë kohë dy këngëtarët kishin bllokuar njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe nuk flisnin.
Këtë gjë e tregon vetë Rozana, teksa ka shpërndarë një video në “Instastory-n” e saj. Pjesë nga biseda e tyre:
Rozana: Të kam bllokuar, por nuk të zhbllokoj dot. Kastro: Më hiq bllokun moj. Rozana Radi më hiq bllokun. Rozana: Se çfarë dolën disa lajme kam lënë drogën. E ke lënë?
Kastro: Kam tre vjet që drogohem nga ndjenjat e njerëzve. Rozana: Ne s’kemi folur me Kastron, sa vite u bënë? Kastro: 5 vjet e pak.
Kujtojmë që sherri midis artistave është zhilluar gjatë “Këngës Magjike” në vitin 2016. Këtë vit që përkonte me edicionin e 18-të të këij eventi, Rozana Radi u shpall fituese me këngën “Ma thuaj ti”.
Në mes të shumë artistëve që kritikuan mënyrën e votimit ishte edhe këngëtari Klevis Bega, i njohur me emrin e artit Kastro Zizo që ‘i hodhi benzinë zjarrit’. “Ku bëja dallavere te “Kënga Magjike”! Shyqyr kisha dajën që s’më linte të abuzoja me pikët…”, shkruante Kastro asokohe në Instagram.