Është treguar shumë hermetik, gazetari zbulon një sekret për Noizy-n (Foto)


Noizy ka qenë mjaft i komentuar për sukseset muzikore por sa i përket jetës personale, ai është munduar të tregohet sa më hermetik. Së fundmi, reperit i kanë zbuluar një sekret. Eraldo Rexho ka publikuar një rubrikë në “Instagram”, ku pyet ndjekësit: “Po sikur të flasim këtu, për ca të doni ju”.

Mirëpo, dikush ka pasur kuriozitet të madh për Noizy-n. “Ka të dashur Noizy?”, ishte pyetja që bëri ndjekësi. Por si iu përgjigj gazetari? “Ka derri, po s’tregon”, shkroi ai. Kujtojmë që gjatë një interviste që dha më parë për “Abc e pasdites”, Noizy tha se martesa nuk është në planet e afërta.

Nuk planifikoj diçka. Është diçka që vjen natyrshëm dhe gjëja e fundit që nuk dua ta sforcoj. Ndoshta ngaqë jam shumë i dedikuar pas muzikës. Unë udhëtoj jashtë vendit mbi 180 herë në vit dhe ajo gjë që kërkon mami, kërkon qetësi, kërkon vëmendje ndaj personit dhe e kam gjënë më të vështirë për momentin.

Por që për momentin nuk e shoh të afërt.”, tha reperi.Është treguar shumë hermetik, gazetari zbulon një sekret për Noizy-n (Foto) /abcnews.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *