“Me shoqen u rrëmbeva edhe unë, si shpëtova në Itali nga prostituimi”- Vajza e videove në Tik Tok rrëfen historinë e trishtë


Matilda Dautaj është një personazh i njohur në Tik Tok për videot e saj plot humor. Ajo ka treguar teksa ishte në emisionin “Rudina” se pas komenteve pa filtra në rrjetet sociale fshihet një histori e vështirë jete.

Në moshën 17-vjeçare Matilda mori iniciativën për të ikur në Itali për një të ardhme më të mirë, por atje u përball me tentativat për ta hedhur në rrugën e prostitucionit dhe pas një morie ngjarjesh të tjera, qëndroi e burgosur për 2 vjet.

Matilda Dautaj: Nuk jam e vetmja dhe nuk më vjen aspak turp ta them, u mora me dëshirë, jo me dhunë që do shkoja në Itali do punonim.

Rudina Magjistari: Pra le të themi nuk ke emigruar me familjen, je nisur vetëm me dëshirën për të shkuar në Itali për të punuar?

Matilda Dautaj: Po, me dikë tjetër.

Rudina Magjistari: Me dikë tjetër që ndoshta në atë kohë ka qenë një mik i juaji, shok i juaji, gjithçka e tillë?

Matilda Dautaj: U lidh një shoqja ime me të dhe me atë u rrëmbeva dhe unë.

Rudina Magjistari: I besove atij personi i cili mori përsipër të të çonte në Itali për të nisur një punë dhe një jetë atje apo jo?

Matilda Dautaj: Po. Atje gjeta komplet një realitet tjetër ku tentuan të më çonin në rrugë. Historia ime është bërë shumë e madhe në Padova sepse gazetarët e çdo gjë, unë u mbrojta nga shteti italian sepse denoncova. Mua më është prerë gërsheti, kam pasur një gërshet shumë të gjatë, që t’i nënshtrohesha asaj pune, por më shpëtoi dikush, një mik i këtij zotërisë e mbajti, e ndaloi dhe unë shpëtova,

shpëtova dhe 3 vajza të tjera që ishin 13, 14 dhe 16 kurse unë 17. Të katërta na mori shteti italian na futi në institut, na mbrojtën derisa unë nga ai institut u largova sepse ky djali që më shpëtoi automatikisht unë e dashurova dhe kam ikur, kam jetuar me të, më ka mbajtur si një mbretëreshë të vërtetë. Kur e mendoj që isha një vajzë e pambrojtur, 17 vjeçe por me një forcë shumë të madhe brenda vetes, nuk dija as gjuhën, as rrugët, asnjë gjë dhe ta mendosh që si sot edhe në kohëra të tjera një i pambrojtur ka qenë gjithmonë i shkelur, kurse ai më mbrojti, më shpëtoi dhe e falenderoj. Kemi kaluar një vit e gjysmë shumë të bukur, por pastaj ai për problemet e tij, hallet e tij bëri një vrasje, u arrestua dhe pas pak edhe unë sepse isha e dashura e tij.

Rudina Magjistari: Edhe ti?

Matilda Dautaj: Si ndihmëse e vrasjes, por derisa doli e vërteta, sërish aty ai me pranga të lidhura në duar, u ngrit në këmbë dhe tha “e kam bërë unë”, tha të vërtetën unë thjesht isha e dashura e tij por s’kisha lidhje me punët e tij. Sado që ai bërtiti fort “nuk ka faj Matilda dhe e kam bërë unë, vetëm unë do ta paguaj”, derisa u gjendën provat dhe derisa unë pata mbështetje nga familja ime që të kisha një avokat, bëra plot 2 vjet.

Matilda Dautaj tregon se u bë pjesë e platformës sociale pasi kaloi një sëmundje dhe ishte vajza ajo që ia sugjeroi me mendimin se do të argëtohej në aplikacion. Teksa përmendi vajzat, Matilda zbuloi se tashmë është edhe gjyshe ndonëse në moshë ende të re.

Matilda Dautaj: Unë vajzën e kam 18 vjeçe. 17 ishte shtatzënë, ishte në shkollë, u dashurua dhe kam bërë të pamundur që mbesa të vijë në jetë sepse vajza nuk ishte aq e vendosur që ta mbante. I kam thënë më falni, o bëje ti o do ta bëj unë se tani një fëmijë në shtëpi duhet.

Rudina Magjistari: E ke mbështetur në atë moment?

Matilda Dautaj: Po, e kam mbështetur dhe do ua këshilloja të gjitha nënave që të mëbshtesin vajzat e tyre, sido që të jetë dera dhe zemra duhet të jenë të hapura për fëmijët tanë.

Rudina Magjistari: Absolutisht, vajza tani është në punë apo studion?

Matilda Dautaj: Studion dhe u transferua nga shtëpia shkoi të bashkëjetojë me djalin./


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *