Vrau e plagosi ditën e sotme në Tiranë, momenti i arrestimit të autorit Dan Hutra


Dan Hutra është arrestuar pas disa orësh kërkime në Landfillin e Sharrës nga Policia e Shtetit, pasi terrorizoi kryeqytetin duke vrarë 3 gra dhe plagosur 3 të tjera.

Hutra për orë të tëra lëvizi i lirë në kryeqytet i armatosur duke u kthyer në një person të rrezikshëm.

Ngjarjet ditën e sotme u regjistruan në 3 zona të ndryshme të qytetit, përkatësisht në Paskuqan ku vrau 2 gra dhe plagosi dy të tjera, ndërsa dyshohet po ashtu se ka vrarë një tjetër grua në Kamzë dhe plagosur një tjetër në Astir.

Precedentët e autorit:

Dan Riza Hutra, arrestuar:

1. dt 20.05.2003 nga Komisariati i Policise Devoll per vepren penale “ Mardhenie seksuale me dhune”.

2. Ne dt 10.12.2007 eshte ndaluar per vepren penale “Vrasje”, e demtuar Dafina Havalja.

3. Ne dt 07.12.2021 eshte arrestuar per vjedhje banesash me DVP Durres.

4. Ne dt 01.02.2022 arrestuar nga DVP Durres per tentative vjedhje banese.

5. Ne dt 16.06.2022 arrestuar nga Komisariati i Policise nr.5 per dhune ne familje, e demtuar Elena Hysa.r.t

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *