Kë donte të ekzekutonte Dan Hutra në Sharrë? Qytetari tregon si zbuloi autorin dhe emrin e katërt që priste të vriste


Qytetari, i cili identifikoi dhe njoftoi policinë për vendndodhjen e serial-killerit, Dan Hutra, ka treguar dinamikën e ngjarjes. Ai u shpreh se sapo kuptoi që personi i cili qëndronte i fshehur në kodër ishte 40-vjeçari telefonoi kushëririn e tij dhe më pas efektivët e policisë.

Qytetari dëshmoi për gazetarin Spartak Koka, se i kërkoi policisë që të fikte fenelinat e makinës që Dan Hutra të mos arratisej. Kur efektivët mbërritën në vendngjarje, qytetari tha se i kërkuan që ta shoqëronin në vendin ku fshihej serial-killeri, i cili u mori jetën 3 grave brenda 35 minutave mesditën e së mërkurës (1 mars).

Ai tregoi se Dan Hutra qëndronte i ulur me kallash në dorë dhe nëse do e dinte që kishte armë, nuk do shkonte aty. Dëshmitari: Në momentin që e pashë nga larg që ishte këtu lart, thashë është ai 100%. U nisa për lart, thashë do jetë ai e po lajmëroj policinë. Mora 129, edhe djalin e xhaxhit. I thashë policisë fikni dritat sepse ai do shohë fenelinat ndezur dhe do mundohet të iki.

I fikën kur erdhën, më thanë “do vish edhe ti”. Erdhëm deri këtu me makinë, kur zbritëm i thashë “ja ku e keni”. Gazetari: Këtu tek kjo gëmushë ë? Armën e kishte në dorë? Dëshmitari: Fiks këtu, armën e kishte në dorë. U çua dhe ngrejti duart lart dhe u tha “po të doja t’ju hiqja qafe të katërve, do ju hiqja qafe”.

Gazetari: 4 punonjësve të policisë? Dëshmitari: Kam ardhur lart me idenë se ka thikë, jo kallash. Ta dija që kishte kallash, se s’vija fare lart. Do u hiqja të katërve, po unë s’kam punë me ju, dua të vras edhe një tjetër. Kush është i thanë, “Rrahman Sela” tha, i cili është banor i lagjes tonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *