Ambasadori shqiptar në Londër, Qirjako Qirko në një intervistë për mediat tregoi bisedën e fundit me mbretëreshën Elisabeth II. Qirko u shpreh se mbretëresha dinte gjithçka që kishte të bënte me vendin tonë, për marrëdhinet rajone dhe qëllimet.
“Ishte një takim i paharrueshëm. Sikurse u thashë që mbretëresha kishte informacion të jashtëzakonshëm, dinte gjithçka që kishte të bënte me vendin tonë, me marrëdhëniet rajone me aspiratat e vendit tone për t’u anëtarësuar në BE”, u shpreh ambasadori.
Ai tregoi dhe shakanë me mbretëreshën për numrin e grave të punësuara në ambasadën e Shqipërisë në Londër. “Pata rastin që të prezantoja stafin e ambasadës me mbretëreshën. Për balancën gjinore, gratë ishim më shumë dhe me shaka më tha që ‘jeni shumë mirë sa i përket balancës gjinore”, tregoi ai më tej.
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare dhe hyri në histori si monarkja më jetëgjatë britanike. Elizabeth II ishte edhe mbretëresha më jetëgjatë e një vendi. Ajo qëndroi në fron për 70 vjet, nga viti 1952 kur mori postin pas vdekjes së babait të saj.