I ‘soset’ durimi Sabianit, kërkon daljen e Keisit nga shtëpia e Big Brother Vip


Sabiani, tashmë e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij lidhur me raportin e të bijës me Kristin brenda shtëpisë së Big Brother.

Nisur nga ngjarjet e fundit dhe përjashtimi i Ermionës paraditen e sotme, Sabiani ka kërkuar që edhe vajza e tij të dalë nga ai emision. “Emriona merre dhe gocen time me vete kur te dalesh”, shkruan Sabiani mbi një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Por ky nuk është reagimi i parë nga ish-konkurrenti për të bijën.

Pakënaqësia e Sabianit kundrejt të bijës në Big Brother u duk pak netë më parë, teksa pas p uthjes me Kristin, ai e h oqi të bijën nga lista e ndje kësve. E duket se këngëtari vijon të jetë i tens ionuar nga kjo situatë, aq sa ka shpërndarë një video në rrjetet e tij sociale, ku edhe konfirmon sesi po e përjeton këtë situatë.

“E di si më vjen? T’i bie murit me kokë, ta çaj kokën fare”, përsërit Sabiani fjalët në video që më shumë se ‘funny’ tregon situatën e tij aktuale. Nga ana tjetër Keisi nuk e di mendimin e të atit dhe ka pu thur Kristin gjatë një loje. Madje u shpreh se edhe nëse babai do të ishte kun dra lidhjes, ajo do të ndiqte zemrën dhe do i dilte kundra. Sabiani shkroi pak ditë më parë se do jetë gjithmonë mbështetje e Keisit dhe nuk është kundër dashurisë, por s’mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta.

“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Keisin nuk jam ai babai tipik shqiptar, përkundrazi më ka pasur shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj. Ai fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzojë rastin për shoë. Së dyti nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat. Dhe së fundmi, nuk mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikojë as veten e vet”, shkroi Sabiani në një postim në InstaStory.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *