Kiara qan hallet me Oltën për she rrin me Luizin: Jemi drejt ndarjes perfundimtare


Raporti i Luiz Ejllit dhe Kiara Titos po vazhdon të jetë i ftoftë në disa momente. Situatën me Luizin, Kiara e ka diskutuar edhe me njërën prej rivaleve më të mëdha të këngëtarit, Olta Gixharin.

Teksa të dyja po qëndronin të shtrira në shtrat, Kiara i tha Oltës se ka ende pasiguri në lidhje me raportin me Luizin prandaj dëshiron të jetë e vëmendshme për vazhdimësinë.

“Afat gjatë nëse vazhdon kështu shkatërrohet, prandaj dua t’i mbaj sytë hapur”, u shpreh Kiara. Në anën tjetër, Olta duke i dhënë këshilla Kiarës tha se nëse dy person duhen me njëri-tjetrin do të gjejnë rrugën për të qenë bashkë.

“Kemi perceptime të ndryshme se unë nuk e di se çfarë konkretisht të shqetëson ty, unë arrij ti marr me mend aq sa janë folur në prime dhe çfarë shoh me sytë e mi, po të vërtetën e madhe. brenda e di ti, shiko dy njerëz kur duhen e gjejnë gjithmonë rrugën e duhur te njëri-tjetri, koha i rregullon të gjitha”, i tha Olta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *