Dikur miq të pandarë, Mevlan Shaba flet për përplasjen me Sabianin. Si i kanë sot raportet?


Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Mevlan Shaba dhe Sabiani ishin të pandarë deri para disa muajsh. Ata sollën disa bashkëpunime muzikore e po ashtu shfaqeshin shpesh bashkë.

Por, diçka ndodhi në miqësinë e tyre që u kris papritur. Mevlani konfirmoi sot në “Abc News” se kanë patur disa keqkuptime por i kanë qetësuar gjërat dhe tani janë sërish miq.

“Po kemi pasur disa keqkuptime, por nga dalja nga Big Brother e Sabianit i kemi qetësuar gjërat. Dhe jemi miq, flasim, takohemi, pimë kafe. Ndoshta në të ardhmen mund ta kemi dhe ndonjë projekt bashkë nuk i dihet”, tha Mevlani.

Ai u ndal gjithashtu edhe te Ledjana Prenga. Dyshja ishin një nga çiftet më të përfolura të Për’puthen 2. Ndonëse lidhja e tyre nuk zgjati shumë jashtë emisionit të dashurisë, të shumtë janë fansat që i shikojnë akoma bashkë.
Disa ditë më parë, Shaba publikoi këngën e re “Ku je”, e cila u konsiderua nga simpatizantët e dyshes si dedikim për Ledjanën. Së fundmi në një intervistë Mevlani foli edhe njëherë mbi marrëdhënien e tij me Ledjanën, duke i mëshuar faktit që i ka shkëputur të gjitha kontaktet me të.“E shoh shpesh në komente. Edhe ne dikur kur shihnim telenovelat dashuroheshim me personazhet. Të njëjtën gjë ka ndodhur me mua… pas ndarjes sonë shumë njerëz akoma mendojnë që çfarë do lloj kënge që unë nxjerrë është për atë, por nuk ka lidhje me atë apo me ndonjë njeri tjetër. Nuk kemi asnjë komunikim me të,”-u shpreh ish-konkurenti.

Sakaq kujtojmë që disa kohë më parë u raportua se Ledjana është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova. I dashur i Prengës siç konfirmuan burime për “Prive” nuk i përket fushës së showbizit dhe dyshja po përjetojnë dashurinë e tyre larg syrit të të gjithëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *