Kriza në marrëdhënie dhe frika se mund të përjashtohet, Kiara i bën paralajmërimin Luizit: Edhe qielli me tokën të bashkohen…


Çifti Luiz dhe Kiara nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira në marrëdhënie, por as në lojë. Teksa kanë pasur ditë plot ngarkesa emocionale, zënka, po ashtu edhe Luizi është shprehur i shqetësuar se këtë shtunë rrugëtimi i tij në këtë lojë mund të ndërpritet.

Por të premten, pas një pajtimi që nuk dihet sa do të zgjasë, Kiara nisi ta ngacmojë Luizin pasi ai po sillej shumë serioz. Kiara tha se Luizin nuk e bën asgjë për të qeshur, madje as dashuria.

Edhe Armaldo u fut në mesin e ngacmimeve, duke thënë se Luizi ka jetën më të bukur që ekziston. Kiara u shpreh se ai ka 700 halle, prandaj qëndron serioz dhe nuk flet.

Ajo që ka bërë habi ka qenë deklarata e prerë e Kiarës e cila i shprehu Luizit se edhe “në qoftë se qielli me tokën të bashkohen”, ajo nuk e duron dot gërmihën e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *