Ishte 20-vjeçe kur u bë nënë, Adrola Dushi: Mendoja që ta ndërprisja shtatzëninë, por…


Adrola Dushi u bë nënë në moshën 20-vjeçare. Në një rrëfim tejet të sinqertë mbrëmjen e kësaj të premteje në spektaklin, “Në Kurthin e Piter Pan”, modelja foli për ato momentet e para kur mësoi që priste një fëmijë. Pranoi se e kishte menduar edhe të ndërpriste shta tzëninë, megjithatë sot, Adrola e quan të birin një mrekulli dhe thotë se çdo peripeci që mund të ketë kaluar, ia ka vlejtur.

“Po, kam qenë 20 vjeçe kur u bëra nënë. Gjithçka erdhi shumë papritmas, nuk isha aspak gati që ta merrja atë titull në jetën time, që është titulli më i bukur absolutisht. Gati-gati mendoja që ta ndërprisja sht atzëninë time. Ama në je tën time është një mrekulli, djali im Troi, i cili më ka dhënë kuptimin e jetës dhe absolutisht jam shumë krenare për atë fëmijë që kam. Të gjitha peripecitë jo të lehta që unë kalova në atë kohë, i ka shpërblyer të gjitha im bir dhe jam shumë shumë-krenare për të”-tha modelja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *