“Ndodh për shkak të…”/ Alfred Cako bën deklaratën e fortë për Edi Ramën


Perdori dekriminalizimin për të larguar Berishën nga politika si ish-komunist. Ligjet nuk janë prapavepruese dhe do ishte rast i paprecedent nëse do ta bënin. Në politikë ky ligj quhet i bërë nga rrobaqepësi sipas dëshirës së tyre.

Rënien e qeverisë në gropat që ka hapur vetë e sheh të vështirë, por thotë se Rama do të lëshojë bashkëpunëtorët sa herë ti rrezikohet pushteti.

Cako: Përmes kësaj afere u shit dhe Butrinti. Rama i ndjerë i kërcënuar nga ata që e kanë sjellë në pushtet, sidomos për shkak të incineratorëve, është në gjendje të bëjë çdo gjë me kushtin që ta lënë të qetë në pushtet dhe ta lënë të qetë edhe pasi ai të largohet nga pushteti.

Drejtësia sot kontrollohet nga ata që e bënë. U bë me kompromis mes Berishës, Metës dhe Fabianistëve apo të majtëve të tyre këtu në Tiranë me premtimin se nuk kemi asgjë me ju, këto do jenë për ata që do vijnë më pas. U dhanë një kobure kundërshtarëve të tyre që sot po qëndron mbi kokat e tyre. Sot mund të jenë penduar shumë që bënë lëshime kaq të mëdha dhe që ikën nga Parlamenti. Drejtësia sot përdoret vetëm nga njëra palë kundër palës tjetër, duket qartazi se nuk ka një drejtësi të ndershme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *