Ti je kokrra e legenit, mu hiq sysh”/ Si agravoi debati mes Luizit dhe Maestros: Për të mirën tënde ishalla ik


Luiz Ejlli është bërë nervoz me Armaldo Kllogjerin, pasi ky i fundit e ngacmoi në lidhje me ish-partnerin e Kiara Titos, Butrint Imerin. Teksa në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishte në sfond një këngë e Butrintit, Maestro pyeti moderatoren kush e këndon këtë këngë. Kiara i tha se është Don Xhoni dhe Butrinti.

Këtu ndërhyn edhe Jori Delli, e cila e pyeti Luizin nëse ishte xheloze për lidhjen e Kiarës. Këngëtari vendosi që të bënte sikur nuk e dinte për kë bëhej fjalë dhe pyet moderatoren. Kjo e fundit u shpreh se nuk ka dëshirë që ta komentojë dhe Maestro pyet sërish se më kë ka qenë e lidhur.

Këto pyetjet ngacmuese nuk i ka pëlqyer aspak Luizi, i cili i ka thënë Maestros që ai e respekton Aidën, bashkëshorten e tij. Pjesë nga biseda: Luizi: Ik bëj gati valixhet na u hiq sysh se qenke kokrra e legenit

Armaldo: Shiko si bën Luizi: Ik, vazhdo. Armaldo: Mos më bie në qafë kot. Luizi: Vazhdo. Ka pasqyra shtëpia. Armaldo: Po, patjetër. Luizi: Vazhdo bëj valixhet, na u heq qafe. Armaldo: Do rri në shtëpi unë, nuk iki, e di ti. Luizi: Më keq për ty po qëndrove, e di ça të pret po qëndrove. Armaldo: Le të jetë më keq, e di ça më pret.

Luizi: Për të mirën tënde ishalla ik. Armaldo: Nuk është ashtu siç mendon ti. Po më bën presion ti? Luizi: Merre si të duash. Armaldo: Po ik ti, pse të iki unë?. Luizi: Kur të dal në nominim


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *