Ish-konkurrentja e Për’puthen Antonela Berisha ka reaguar pas debatit të ashpër në studio gjatë “Prime”-t të së martës ku opinionisti Arbër Hajdari akuzoi Efin dhe Ronaldon se e mbështesin Luizin për të rritur ndjekësit e tyre në Instagram.
Ish-banorja e “BBVIP1” ka ironizuar Arbërin duke i kujtuar ndihmën që ai i kërkoi banorëve të shtëpisë që nëpërmjet mesazheve të tyre në Big Brother VIP të mblidhnin ndihma për të prekurit nga tragjedi a që shkaktoi tërmeti i rëndë në Turqi,
të cilat do të dërgoheshin nëpërmjet fondacionit që drejton opinionisti. Dhe mesazhi më i klikuar ishte ai i Luizit. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Antonela shkroi: “Po ti Arbër nuk ju lute Luizit që të dhuronin të gjithë mbështeësit e tij që t’i dërgoje në “Turqi”?!”