Shumë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit zgjedhin që për festa dhe raste të veçanta t’u bëjnë surpriza të dashurve të tyre nëpërmjet faqeve online në rrjetet sociale që i ofrojnë këto shërbime.
Por ndodh që këto faqe edhe të abuzojnë me besimin që shqiptarët iu japin. Një qyetare e cila jeton në Angli ka denoncuar në redaksinë tonë “Surpriza Online” një faqe që ofron surpriza në të gjithë Shqipërinë.
Qytetarja ka treguar se kur ka kontaktuar me faqen në fjalë në Instagram për një surprizë që donte t’i bënte kushëririt të saj që martohej, ata i kanë thënë se surpriza që ajo kishte zgjedhur kushtonte 250€.
Por pak ditë më vonë faqja në Instagram e “Surpriza Online” është mbyllur dhe kështu qytetarja i ka shkruar në WhatsApp. Sipas saj në WhatsApp, “Surpriza Online” e ka bërë çmimin e surprizës në fjalë 300€ pasi kanë parë që qytetarja jeton në Angli, nëpërmjet numrit të celularit.
Më tej ajo shton se “Surpriza Online” i ka thënë se do ta denoncojë dhe i ka bërë bllok në WhatsApp.
Mesazhi i qytetares
Pershendetje joq, A mund te bej nje de nocim per nje faqe surpriza online jan super mashtruesa ju kam shkruar ne instagram para pak ditesh Po ia kan bllokuar dhe ju shkrujta ne WhatsApp dhe nga €250 me thane €300 sepse pane qe rri ne angli
Pastaj me bene bllok, Kjo eshte faqja qe kn ne tik tok, Nese e postoni faleminderit, Une se kisha problem per €50 me shume Po kush jan ata te tallen, Mundesish me than te denocojme ahahah,