Duket se një pjese të shqiptarëve iu e pëlqejnë liderët e fortë dhe autoritar. Në këtë drejtim, ata nuk hezitojnë të shprehin simpatinë e tyre edhe ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Në një video të postuar nga gazeta Nacionale, ku flitet për mashtrimet që Putini ua ka bërë presidentëve amerikanë, kanë shpërthyer komentet pro presidentit rus. Ata nuk ngurrojnë as të thurin elozhe për shefin e shtetit rus, i cili është prej armiqve kryesor të Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Një komentues me emrin Aziz Memesh thotë se lideri rus është numër një botë. “Lideri më i fortë në botë bravo i koftë”, ka shkruar ai.
Një tjetër mendon se askush në botë nuk mund ta izolon të parin e Rusisë. “Kush mund ta izlojë Putinin. Mëso të flasësh.”, shkruan Sadik Valteri.
Kurse, Idrit Dedaj mendon se ai nuk korruptohet nga perëndimoret. “Është nacionalist! Punon për popull dhe atdheun e tij. Nuk arritën ta korruptojnë, sic bënë me Gorbacovin”, ka komentuar Dedaj. Disa prej kumtuesve duke shprehur simpatinë ndaj Putinit kritikojnë edhe vendet perëndimore, të cilat e përkrahin fuqishëm Republikën e Kosovës.
Nuk mungojnë as fyerjet për presidentët amerikan. “Presidentet ne SHBA jan trapa kompket vec gjuhës angleze që që dinë nuk dine as një gjuhë tjetër as a e as b pa tru fare”, Mehduu Osmani.
Ndërsa, Blerim Kuci flet për inferioritetin armeve perëndimore ndaj atyre ruse. “Inferioriteti i armeve perendimore ndaj atyre ruse ne Ukraine jashte cdo parashikimi. Shikoni si asgjesohet nje HVM britanik nga droni kamikaz rus Lancet”, ka shkruar Kuci.