Luiz Ejlli është pa dyshim banori më i perfolur në gjithë historinë e Big Brother Vip. Klikimet me hashtagun Luiz Ejlli kanë kaluar në shifra rekord mbi 300 milion herë. Kiara duke u interesuar për jetën e Luizit e ka pyetur sa herë është dashuruar në jetë.
Kiara: Luiz sa herë ke qenë i dashuruar në jetën tënde? Po të pyes seriozisht tani. Luizi: Vetëm një herë ka ndodhur dhe ka zgjatur me vite. Tani u shua sepse u ftoh dhe detajet do t’i tregoj kur të dalim jashtë. Vetëm një herë kam ndier por u ftoh marrëdhënia dhe shkuam drejt ndarjes.
Detajet do i tregoj jashtë por gëzoj respekt. Nuk besoja te dashuria me shikim të parë por tani … (qesh). Kiara kërkon të dijë për lidhjet e Luizit, ai i tregon gjithçka: “gëzoj respekt…detajet do t’i tregoj kur të dalim jashtë”