Qetsori thotë se do e fitojë ai BBV2, Luizi ia plãs në sy: Do e shohësh sa të dalësh në nominim me mua


Luiz Ejlli është bërë shënjestra kryesor e Qetsor Ferunajt që nga dita e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ish-fituesi i Big Brother Albania është zotuar të thyer rekord duke e fituar edicionin e dytë të BBVA, por edhe atë të tretin.

Këto komente i ka bërë gjatë një debati me Luizin, i cili i ka thënë ta provojë edhe njëherë te edicioni i ardhshëm. “Ti provo edhe një herë te treshi se në kohë je”, i ka thënë këngëtari, derisa Qetsori ia ka kthyer se do të provojë shumë gjëra, ndërsa Ejlli i ka uruar sukses.

“Unë do të thyej rekordin e Big Brotherave, do të fitoj dyshin, do të fitoj treshin…”, ka theksuar Qetsori. Qetsori thotë se do e fitojë ai BBV2, Luizi ia plãs në sy: Do e shohësh sa të dalësh në nominim me mua


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *