Qetësori i kapet Luizit: Nuk ke informacion ti, pyet Kiarën se kush jam unë… (VIDEO)


Diskutimi i hapur nga Olta, e cila e cilësoi Qetsorin si “lojtar të fortë”, u pasua me një debat mes Luizit dhe ish-banori të “Big Brother 2”. Qetsori e quajti Luizin “të përkëdhelur”, ndërsa shtoi se ai nuk ka arritur asgjë vetë në 37 vjet, po është mbështetur nga “shoqëria.”

Pjesë nga debati: Qetsori: Ti je i përkëdhelur, asgjë nuk ke bërë me forcat e tua, 37 vjeç sillesh vërdallë. Je i përkëdhelur nga të shtëpisë, kush të ka mbështetur nga shoqëria. Akoma të gënjen mendja që je i fortë? E keni fjalë të bukur atë shprehjen “të hyptë vetja në qejf”, ti je një nga ata. Nuk ke informacion ti. Të ka thënë Kiara kush jam unë apo jo? Merr informacion.

Luizi: Çfarë kam unë për 37 vjet, ti nuk i bën për 370 vjet. Çfarë, më duhet mua për ty? Unë marr informacion për njerëzit që më intersojnë, ty nuk të llogaris fare. Bëhu gati, hajde në “Big Brother3”. Kujtojmë që Kiara dhe Qetsori kanë punuar bashkë në “Agon Channel” dhe Kiara është shprehur në dhomë të rrëfimit se që prej asaj kohe ata nuk flasin me njëri-tjetrin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *