Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, dy ku ndërshtarët më të mëdhenj të këtij “Big Brother VIP” kanë krijuar afrimitet e kjo falë lojës së re.
Gjatë këtyre muajve ata kanë pasur debate të shumta dhe të ulëta me njëri-tjetrin. Por edhe disa momente ku duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke treguar se kanë një kimi shumë të madhe.
Mirëpo sfida e vëllezërve siamezë i ka detyruar të dy të bëhen të pandashëm edhe pse pa dëshirë. Prej mbrëmjes së djeshme ata qëndrojnë në të njëjtën bluzë dhe bëjnë çdo gjë bashkë. Ata kanë ushqyer njëri-tjetrin, kanë bërë rutinën e mëngjesit e madje kanë pushuar në një krevat.
Kjo pamje e dy banorëve nuk ndodh ta shohim shpesh. Edhe pse janë rivalë, dyshja kanë dhuruar shpesh momente shumë gazmore me batutat e tyre.